Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është i ngazëllyer me suksesin e Laura Fazliut, e cila sot fitoi medaljen e bronztë në Grand Prix në Zagreb të Kroacisë.
Laura tregoi formë të madhe duke i befasuar të gjithë.
“Laura e bronztë!
Medalja e parë e saj ne Grand Prix - Kupat Botërore për të rritur!
Edhe pa ekipin e parë xhudo sjell medalje nga garat e mëdha!
Flaka e pesta dje, Laura e bronztë sot nesër Shpati debuton në gara Grand Prix!
Laura 350 pikë dhe ajo do jetë patjetër me Normë në Lojërat e ardhshme Olimpike!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.