Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar, është jashtëzakonisht i lumtur që qyteti i Pejës sot u bë me qendrën kombëtare të xhudos, nga i cili qytet dolën tre kampione olimpike, xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“Edhe zyrtarisht...
Qendra Nacionale e xhudos në Pejë!
Kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe presidenti i IJF Vizer sot solemnisht pren shiritin për hapjen e palestrës.
Me shumë emocion u përurua edhe rruga deri tek palestra nga kryetari i Komunës Muhaxheri me emrin e Presidentit të IJF, një simbolikë e bukur për mikun tonë!
Projekti i mbështetur nga Ministria e sportit, IJF dhe Federata jonë u finalizua në afat rekord .
Me ministrin Çeku kemi biseduar që projekti të vazhdoj tutje!
Pozitë e opozitë ishin bashkë, sporti bashkon e ne kemi nevojë të jemi bashkë që të jemi më të fuqishëm!
Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.