(E plotësuar) - Erza Muminoviq (- 52 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror U-21 në xhudo, që po mbahet në Olbia të Italisë.
Reprezentuesja e Kosovës, Muminoviq, tregoi luftë të madhe në përballje me spanjollen Ariane Soler Toro.
Të dy garueset dëshmuan maturi në minutat e para. Erza u tregua shumë e fuqishme, duke fituar me ippon ndaj spanjolles 13 sekonda pa përfunduar lufta.
Kosovës po i vjen një Majlindë Kelmend tjetër, Erza, një emër që do të befasojë botën!
Erza fantastike, lufton për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror. Ajo në gjysmëfinale u mposht nga garuesja italiane Giulia Carna.
Erza ndeshet me spanjollen Soler Toro.
Xhudistja Erza Muminoviq po tregon formë më të mirë të mundshme në Kampionatin Botëror U-21.
Erza kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe.
“Erza Muminoviq ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror U-21 të xhudos, që po mbahet në Olbia të Italisë.
Wrza fitoi tri luftëra, ndërsa një tjetër e kaloi pa luftë, kategoria -52 kg.
I urojmë fat dhe suksese në luftërat për medalje”, njofton KOK-u.