Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo, që është duke u zhvilluar në Olbia të Italisë.
Në përballjen për medaljen e bronztë, Erza mposhti xhudisten spanjolle Ariana Toro Soler, ndeshje kjo në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.
Në rrugëtimin e saj drejt medaljes së bronztë, Erza në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse më pas regjistroi katër fitore radhazi.
Humbjen e vetme xhudistja kosovare e regjistroi kundër italianes Giulia Carna në fazën e gjysmëfinales.