Xhudistja e talentuar Erza Muminoviq, sot shkëlqeu duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21.
Erza tregoi mjeshtrit e saja në kategorinë – 52 kg, duke arritur sukses të madh.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha për Erzën, se kemi të bëjmë me një potencial elitar.
“Suksesi i ekipit të xhudos kosovare kësaj radhe i ardhur nga Erza, e cila sapo u stolisë me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Olbia të Italisë, është sukses i jashtëzakonshëm i Erzës duke e ditë që ajo u stolisë me medalje të bronztë para disa javësh edhe në Kampionatin Evropian.
Andaj kjo tregon se kemi të bëjmë me një potencial elitarë dhe se xhudoja kosovare dalëngadalë po e forcon bazën e gjeneratës së re të kampionëve!”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.