Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shprehet kritikë pasi që pak shumë pak po flitet për një rezultat të jashtëzakonshëm të Erza Muminoviqit, e cila u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror U-21.
“Botërori U21 i xhudos!
Kosova mori pjesë me dy garuese fitoj një medalje!
Shumë pak po flitet për një rezultat me përmasa Botërore e nga disa që do duhej pothuajse aspak.
Sa medalje ka fituar Kosova në Kampionate Botërore sivjet a din kush me më tregua!?
Sa e di unë një e ka fituar Nora Gjakova tashmë Heroina jonë Kampionja Olimpike dhe medalja e Erzës, sa e di unë tjera s’ka!
Apo e kam gabim…
E Erza ju përshëndet me zemër nga Ishulli i Sardenjes në Itali pas fitores në luftën për medalje!
Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.