Kampionja olimpike, xhudistja Distria Krasniqi, ka bërë edhe një hap tjetër në aspektin profesional.
Ajo është pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.
Lajmi konfirmohet nga UBT.
“Kampionia te kampionët!
I urojmë mirëseardhje në familjen më të madhe akademike në vend, kampiones olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, që së fundmi është bërë pjesë e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!”, njofton UBT në faqen e saj.
Distria është kampione olimpike në kategorinë -48 kg. Ajo sivjet shkëlqeu në Tokio, duke arritur suksesin më kulmor në karrierën e saj.