Në kryeqytet, u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e xhudos, një event që mblodhi sportistët më të mirë në vend. Sfidat e këtij aktiviteti ishin mjaft të bukura, ndërkohë që morën pjesë sportistë nga ekipet e Tiranës, Studentit, Judo Vllaznia, Besëlidhja etj., meshkuj e femra.
Garat u zhvilluan për të dyja kategoritë, senior dhe kadetë.
I pranishëm në këtë event ishte edhe trajneri i njohur kosovar Driton Kuka, që stërvitet kampionet olimpike të këtij sporti si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi etj. Ai dha kontributin e tij në këtë event.
Fituesit, kategoria senior (M)
-60kg, Hendrik Menga (Studenti)
-66kg, Tobias Menga (Studenti)
-73kg, Indrit Çullhaj (Tirana)
-81kg, Xhovani Shkoza (Judo Vllaznia)
-90kg, Erson Ramaj (Studenti)
-100kg, Arvin Çullhaj (Tirana)
+100kg, Dritan Visha (Studenti)
Fituesja, kategoria senior (F)
-63kg, Kasandra Kovaçi (Judo Vllaznia)
Fituesit, kategoria kadetë (M)
-60kg, Ejsi Ahmeti (Tirana)
-66kg, Kjano Hoxha (Tirana)
-73kg, Dorian Angjeli (Tirana)
-81kg, Andri Nikulaj (Beselidhja)
+90kg, Aljon Agolli (Tirana)
Fituesja, kategoria kadetë (F)
-57kg, Erisa Brahimaj (Tirana)