Kosova do të përfaqësohet nga pesë xhudistë në Kampionatin Evropian U23.
Ky kampionat do të mbahet në Budapest të Hungarisë, ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës.
Atje do të marrin pjesë 38 shtete, 305 garues, 175 meshkuj, 130 femra.
Në këtë Kampionat Evropian, Kosova do të përfaqësohet nga:
1. Erza Muminoviq (-52kg)
2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)
4.Arbër Kullashi (-81kg)
5.Shpati Zekaj (-100kg)
Muminoviq, Loxha dhe Fazliu ndeshen nesër (e premte), kurse Kullashi dhe Zekaj të shtunën.