Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, thotë se për kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi, është një rrugëtim i ri.
“Kampionja jone Olimpike sot garoj në Grand Slam Baku.
Në kategorinë e saj të re tashmë deri 52 kg!
U plasua në vendin e 5 që shënon një rrugëtim të ri në kategori tjetër!
Kjo garë është pikënisja e Disit drejt Paris 2024 në kategorinë në të cilën na pret rrugë e gjatë e përbashkët dhe së bashku ngadalë ngadalë krejt në zoom i shtijmë kundërshtaret për të kulmuar atje ku duhet në Lojërat Olimpike!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.