Trajneri Driton Kuka dhe kampionja olimpike Distria Krasniqi (-48 kg), janë në garë për më të mirët e botës.
Kuka është trajneri që po e çon botën në këmbë me rezultate dhe xhudistja Distria Krasniqi po tregon formë të madhe, e cila u stolis me medalje të artë olimpike në Tokio.
"Është koha për të kontribuar edhe TI për kampionët tanë.
Driton Kuka dhe Distria Krasniqi luftojnë për çmimet e vitit që jepen nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Në garë janë:
Driton Toni Kuka -"Arritja më e madhe e trajnerit 2021"
Distria Krasniqi - "Xhudistja më e mirë femër e vitit 2021"", njoton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Votimi për më të mirët është i hapur deri më 10 dhjetor, ndërsa shpallja e më të mirëve bëhet më 18 dhjetor. Kështu ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Xhudos.