Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur kampionet olimpike, xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kuka.
“Vajzat e arta të xhudos botërore, vizituan Ferizajn.
Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/26/auto_261311234_4897777936940286_8689479294823136017_n1637947470.jpg)
Agim Aliu o dorëzon një plaket kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit
Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot.
Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion. Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv. Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.
Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.