Kampionet olimpike të Kosovës në Izrael, në event e pranishme edhe ambasadorja Demiri.
Kampionet tona olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi së bashku me ekipin e femrave te xhudos të Izraelit, medaliste te bronzta në “Tokio 2020” ishin pjesë e një eventi të jashtëzakonshëm që mblodhi rreth 300 vajza nga mbarë shteti për të ushtruar së bashku me kampionet.
Në këtë event e pranishme ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri e cila i uroi xhudistët për sukseset e arritura.
Vashat tona që kudo që shkojnë e bëjnë krenarë kombin shqiptar.