Edhe një sukses, Distria Krasniqi e Laura Fazliu fitojnë Champions League!
Edhe një sukses për garueses e Kosovës, por kësaj radhe në fanellën e klubit turk Galatasaray.
Xhudistja Distria Krasniqi, kampione olimpike e Laura Fazliu, përfaqësuan Galatasarayn dhe u stolisen me titullin e kampiones Champions League.
Më finalen e mposhtën ekipin francez Champigny.
“Skuadra e Galatasarayt që përfaqëson vendin tonë në garën e femrave të Ligës së Kampionëve Evropiane mposhti VCJ Valencia me rezultat 3:2 në gjysmëfinale”, ka shkruar trajneri i xhudos Fatos Tabaku në profilin e tij në facebook.