Xhudistja Distria Krasniqi, e kush tjetër, shpallet xhudistja më e mirë në botë, në një ceremoni që u organizua nga Federata Botërore e Xhudos.
Trimëresha e Kosovës, kampione olimpike në kategorinë -48 kg, mposhti një konkurrencë të fuqishme duke marrë më së shumti vota.
Disi është sikur në qiellin e shtatë, duke fituar epitetin e më të mirit në botë.
Distria Krasniqi ka qenë në garë me Clarisse Agbegnenou, Abe Uta, Anna Maria Wagner dhe Jessica Klimkait.
Krenaria e kombit shqiptar, pati një viti shpërthyes kudo, duke fituar titullin e kampiones olimpike dhe kampionit të Evropës.
Kudo që garoi ishte e papërmbajtshme duke treguar klasin e saj botëror.
Është prej sportisteve të rralla, ka një teknikë të përsosur dhe me mjeshtrit e saja shumë herë la pa fjalë kundërshtaret, duke i hedhur në. dysheme.