Trajneri i xhudos Driton Kuka dhe xhudisjta Distria Krasniqi, janë zgjedhur si më të mirët në botë në xhudo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Omsani ka thënë se këto janë dy rezultate historike për sportin në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Edhe dy rezultate historike për sportin në Kosovë
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos si xhudistja më e mirë në botë.
Ndërsa, Driton Kuka, mjeshtri i xhudos, u zgjodh trajneri më i mirë në botë në këtë sport.
Krenari dhe emocione të jashtëzakonshme!
Kosova e artë