Një mbrëmje madhështore për shtetin e Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
Driton Kuka është trajneri më i mirë i vitit në botë e Distria Krasniqi – xhudistja më e mirë e vitit në botë.
Në një ceremoni solemne, Federata Botërore e Xhudos, shpalli më të mirët sipas votave, duke shënuar edhe një datë historike për sportin e Kosovës.
Kuka mori më së shumti vota, duke mposhtur shtetet më të fuqishme në botë.
Kuka është trajneri i parë shqiptar, që shpallet më i miri në botë.
Kuka është krenaria e kombit shqiptar, i cili me garueset e garuesit e tij nuk ka medalje e trofe që nuk ka fituar.
Kosova ka tri medalje të arta olimpike falë trimëreshave që dolën nga duart e tij, Majlinda Kelmendi (- 52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg) e Nora Gjakova (-57 kg).
Pa harruar edhe punën e palodhshme të presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe vëllai tjetër, Sylejman Kuka, përkrahës e mbështes i madh i tyre.
“Çmimi është kurora e çdo suksesi deri tash.
Federata Botërore me nominoj ndër 5 më të mirët e votuesit më të shumtë janë populli ynë Shqiptar.
Dhe këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.