Kryeministri Kurti: Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës

Xhudo

Kryeministri Kurti: Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:47
Kryeministri Kurti: Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin për vlerësimet botërore që i morën sot.

Në ceremoninë e mbajtur sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë i viti 2021 në sportin e xhudos.

Në anën tjetër, Distria u shpall xhudistja më e mirë e vitit 2021.

“Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës.

Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. Kënaqem kur shoh ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj”, shkroi Kurti në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat