Shqiptaret e Kosovës dominojnë renditjet botërore!
Kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë në vendet e para të renditjes së fundit botërore të xhudos, në peshat e tyre konkurruese.
Distria është renditur numri një i botës në konkurrencën e femrave për peshën -48 kilogram., pasi që ka arkëtuar 5.920 pikë, duke lënë prapra mongolezen Urantsetseg Munkhbat me 5,250 pikë.
Ndërkohë Nora Gjakova është renditur e para në renditjen e fundit botërore të xhudos në konkurrencën e femrave për peshën -57 kilogram. Nora udhëheq me 5.880 pikë në pozitën e parë, duke lënë prapa kanadezen Xhesika Klimkait.