Trajneri i xhudos Driton Kuka ka bërë të ditur se është takuar me Ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sportit Hajrulla Çeku si dhe me presidentit e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqin e po ashtu edhe me kryetarin e Federatës së Xhudos Agron Kuka.
Takimi është zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë ku sipas Kuka-së është diskutuar për të ardhmen e sportit të xhudos.
Sipas tij, së shpejti xhudo do të jetë si brend i shtetit të Kosovës dhe se kjo do të fillojë së shpejti.
Ja shkrimi i plotë i Driton Kuka-së në Facebook:
Në Qendrën Kombëtare të Xhudos sot kishim takim pune me Ministrin Çeku dhe Kryetarin e KOK Krasniqi, Kryetarin e FXHK Agronin për të ardhmen e Sportit të xhudos por edhe mbarë Sportit tonë në pëgjithësi!
Xhudo si brend i shtetit tonë të ri do filloj të jetësohet së shpejti!
Takimi u mbajt në Pejë qytetin e vendlindjes së 3 Kampioneve tona Olimpike, talentët nga të gjitha trevat Shqiptare së shpejti do kaliten këtu për të krijuar një vazhdimësi të medaljeve për vendin tonë!