Shqiptari i Kosovës, ‘mbret i botës’

Xhudo

Shqiptari i Kosovës, ‘mbret i botës’

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Shqiptari i Kosovës, ‘mbret i botës’

Viti 2021, vit i artë për sportin e Kosovës, duke iu falënderuar xhudos dhe mjeshtrit të madh Driton Kuka.

Drita Kuka, “mbret i botës”. 

Driton Kuka është trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, i zgjedhur nga Federata Botërore e Xhudos.   
Kosova u lartësua kudo falë vëllezërve Kuka, Dritoni e Agroni.

Kosova mori të gjitha medaljet e mundshme në rrafshin ndërkombëtar. Dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, falë trimëreshave tona, xhudisteve Distria Krasniqi (-48 kg) e Nora Gjakova (- 57 kg).  

Distria e Nora kampione olimpike, ndërsa Driton Kuka edhe një herë heshti botën, kësaj radhe me dy të arta olimpike. Jo me kaq, Akil Gjakova është kampion i Evropës

Nora Gjakova e bronztë në Kampionatin Botëror në Budapest

Distria Krasniqi e artë në Kampionatin Evropian, Nora Gjakova e bronztë, Loriana Kuka e pesta.

Distria Krasniqi e 5-ta në Kampionatin Botëror në Hungari. Xhudo kushte shumë e shumë suksese, duke mos harruar Erza Muminoviq,  Shpat Zekaj, Flaka Loxhaj, Laura Fazliu etj. Krejt në fund, krenarinë e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi, e cila u pensionua nga karriera aktive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat