Xhudistja Distria Krasniqi e ka pasur vitin më të mirë deri me tash!
Disi siç e thërrasin të gjithë, ka qenë e papërmbajtshme për kundërshtaret,për ruset, spanjollet, francezet etj.
Një Disi që nuk e kishim parë aq energjike në vitet e mëhershme,si bombë atomike për kundërshtaret.
Përmbylli një vit të madh, me shkronja arta, kampione olimpike (në Tokio) në kategorinë – 48 kg e kampione e Evropës.
Një Disi e hatashme, e lartësoi Kosovën. Disi sundoi botën, kudo e respektuar dhe e frikshme për kundërshtaret. Krenaria e kombit shqiptar.