Nora Gjakjova (-57 kg), xhudiste që shtangu botën! Ajo tregoi zemër të madhe kudo që u paraqit, një luftëtare sypatrembur. Nora kampione olimpike – “Tokio 2020”.
Vasha pejane bëri paraqitje të jashtëzakonshme, duke shtangur edhe strategët më të mëdhenj botëror të xhudos.
Një vit i madh i saj dhe që e lartësoi Kosovën, krahas të artës olimpike, ajo fitoi edhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Budapest. Një Norë me shtatë zemra, e pandalshme dhe gjithnjë e frikshme për kundërshtaret.
Së bashku me Distria Krasniqin, i sollën dy arta olimpike Kosovës, duke sjellë festë të madhe kudo në shqiptari. Mbretëresha e vitit.