Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, me fjalë të mëdha për xhudisten Nora Gjakova, kampione olimpike në kategorinë -57 kg.
Ai është krenar me garueset që ka ndërtuar dhe për medalje të arta olimpike.
“Nora Gjakova:
E nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!
Plot 19 vjet punoj me përkushtim!
S’kishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …
Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin drejt cakut!
Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore, por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror, pa emocione!
Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.
Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!
Pas Majlindes, Distrias erdh edhe e arta e Norës!
Tri Copa të arta.
Për Kosovën nga xhudo!
Sporti i Xhudos,
Brend i shtetit tonë të ri”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.