Xhudistja Distria Krasniqi e fillon furishëm vitin 2022, duke fituar medalje të artë në garën Grand Prix, që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë!
Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me paraqitjes e kampiones olimpike.
“Xhudo për Kosovën… Distria Krasniqi e artë!
Grand Prix, Lisbonë, Portugali, Kategoria e saj e re 52 kg dalëngadalë por sigurtë po e dërgon drejt kreut edhe në këtë kategori!
Në foto fitorja kundër Spanjolles.
Në finale mposhti Kroaten Puljiz. Plot 4 fitore krejt me Ippon.
Erza e Flaka sot performuan jo sipas pritjeve por shkojmë më tutje.
Nesër garon Laura Fazliu 63 kg
Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.