Kosova vazhdon të qëndrojë e fortë në xhudon botërore.
Distria tashmë ka bërë hapa tejet të mëdhenj në ngritjen e saj dhe të Kosovës në ranglistën botërore.
Me vetëm dy gara të zhvilluara, kampionia e re olimpike nga Kosova ka arritur të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Fillimisht Distria para dhjetë ditësh e kishte fituar medaljen e artë në Grand Prix të mbajtur në Portugali, me ç’rast ajo u ngjit në pozitën e 22-të. Para asaj gare ishte e 38-ta në botë.