Loriana Kuka - në gjysmëfinale të European Open

Xhudo

Loriana Kuka - në gjysmëfinale të European Open

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:38
Loriana Kuka - në gjysmëfinale të European Open

Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kukan në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Kuka pati iniciativën gjatë tërë duelit dhe e mposhti me IPPON kur kishin mbetur edhe disa sekonda.

Kështu, Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat