Xhudistja Loriana Kuka shkëlqeu në kategorinë – 78 kg, duke fituar medaljen e artë në European Open, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Loriana tregoi luftë të madhe në finale, duke e gjunjëzuar italianen Linda Politi.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, është krenar për këtë sukses të madh.
“European Open Sarajevë! Kupë Botërore…
Loriana Kuka e artë!
Comeback i suksesshëm pas pauzës së gjatë!
Shënoj 4 fitore, në finale mposhti italianen Politi dhe kështu nisi rrugëtimin e saj drejt Paris 2024!
Shpati Zekaj vendi 7 plasman solid jam i sigurt që do avancoj tutje!
Fatjona e Fisniku shënuan nga një fitore, mandej pësuan u plasuan 09-16 në kategoritë e tyre!
Pa plasman mbeti Arbër Kullashi”, ka shkruar Kuka.