Mbi 12 mijë shikues kanë qenë të pranishëm në palestrën e sportit në Paris, ku garuan edhe xhudistet e xhudistët e Kosovës.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është krenar që nga ky ambient madhështorë i solli 6 medalje të arta Kosovës në vitet e ndryshme.
“Grand Slam Paris në javën e kaluar!
Kënaqësi të kthehet atmosfera në garat e mëdha të xhudos.
Grand Slamin e Parisit e kemi fituar plot 6 herë deri tash!
Majlinda 4 të arta
Akili – 1 e artë
Distria – 1 e artë.
Plot 6 medalje të arta në zemrën e Parisit!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.