Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, ka shkruar se është me popullin e Ukrainës.
Ai ka ilustruar një foto me Majlinda Kelmendin dhe Bilodidin.
“Sot jemi me popullin e Ukrainës së sulmuar!
Jemi me Bilodidin Kampionen e madhe dhe të gjithë ata sportistë e sportiste që i njohim nga arenat sportive!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.