Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë i Kosovës për vitin 2021 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kuka është edhe trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, i cili u shpall nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Kuka ka arritur suksesin më të madh në histori për Kosovën.
Ai me garueset e tij, Nora Gjakova Distria Krasniqi, në vitin 2021 pruri edhe dy medalje të arta olimpike.
Kuka u shpreh i lumtur për çmimin trajneri më i mirë.