Laurina Gashi, e ardhmja e xhudos së Kosovës. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadete, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Laurina shënoi katër fitore në kategorinë -48 kg.
Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.
Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.
Laurina në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon serben, Bojana Saviq.
Gashi në gjysmëfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.
Në finale mposhtet nga suedezja Tara Babulfath.