Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, ka shkruar me superlativ për Labo Çapon.
“Një foto me Labo Çapo njeriun që simbolizon unitetin e federatave tona!
Pas përfundimit të luftës e deri tash me qindra aktivitete të përbashkëta e rol të madh në gjithë këto ka pikërisht Labo miku ynë, sekretar i Federatës Shqiptare të xhudos.
Foto nga kampi stërvitor në Golem të Shqipërisë ku po stërviten më se 100 xhudist nga 12 shtete!
Aty bukuria e kampit patjetër tri Kampionet tona Olimpike,por jo
vetëm…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.