Në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Xhudos, një aktivitet që mblodhi sportistët më të mirë nga i gjithë vendi.
Madje pjesëmarrës ishin edhe disa sportistë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, që shihen si kandidatë për të përfaqësuar kombëtaren në evente ndërkombëtare.
Vlen për t’u përmendur paraqitja e mirë e sportistëve Roland Vasia, Indrit Çullhaj, Xhovani Shkoza, Erson Rama e Dritan Visha, që mbrojtën titullin kampion. Ndërkohë që konkurrenca dhe rivaliteti ishte i madh, ashtu sikurse edhe cilësia e sportistëve.
Kampionet – Femra
-63kg, Kasandra Kovaçi (VLlaznia)
-70kg, Validia Aliaj (Vllaznia)
-78kg, Esmeralda Novruzaj (Studenti)
Kampionët – Meshkuj
-60kg, Roland Vasia (Vllaznia)
-66kg, Klajdi Bitri (Tirana)
-73kg, Indrit Çullhaj (Tirana)
-81kg, Xhovani Shkoza (Vllaznia)
-90kg, Erson Ramaj (Studenti)
+100kg, Dritan Visha (Studenti)