Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, tha se sot arritën edhe një sukses të radhës në Athinë të Greqisë, duke fituar dy medalje në Kupën Evropiane U-21.
Edhe një sukses i madh për shtetin e Kosovës, duke iu falënderuar xhudos dhe në veçanti punës së palodhshme të trajnerit Kuka.
“Kupa Evropiane U-21 Athinë Greqi!
Dy medalje për Kosovën.
Traditë është bë që shtetet që ende s’na njohin, shkojnē xhudistët dhe i njoftojnë me realitetin.
Fatjona (Kasapi) e artë sot ishte në krye të detyrës në kategorinë 57 kg.
Mposhti me radhë garueset nga Izraeli, Polonia, Franca e në finale garuesen turke.
Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.
Erza Muminoviq sot fitoj medaljen e bronztë dhe performanca e saj nuk ishte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.
Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.
Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.
Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës nuk ishte si duhet.
Dëbora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj, e po ashtu të përkushtohet seriozisht sepse s’ka kohë ma për qasje gjysmake”, njofton Kuka.