Klubi i xhudos "Ippon" nga Peja ka fituar 8 medalje në turneun ndërkombëtar "Sakura Cup" që u mbajt në Sveta Nedejla të Kroacisë.
Dje u mbajt turneu ndërkombëtar "Sakura Cup" në Sveta Nedelja të Kroacisë për grupmoshat U10, U12, U14 dhe U16.
Pjesëmarrës atje ishin mbi 800 garues, me një konkurrencë të fortë.
Nga klubi Ippon në këtë turne morën pjesë 11 garues, nga të cilët 3 të artë, 2 të argjendtë dhe 3 të bronztë.
Me medalje të arta u stolisën
Enise Zijade U16 -48 kg
Erlule Musaj U16 - 52 kg
Toska Zijade U16 -70 kg
Me të argjendta
Roni Reshitaj U14 -55 kg
Ruvejda Llonqari U16 +70 kg
Kurse me medalje të bronzta u stolisën
Furkan Kelmendi U16 -46 kg
Sidorela Dodaj U16 -48 kg
Andi Reshitaj U16 -55 kg