Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, mburret me xhudistet e tij, të cilat në secilën garë po e lartësojnë shtetin e Kosovës.
“Sot festojnë ditëlindjen Loriana Kuka dhe Flaka Loxha!
Ju uroj 100 vite të lumtura.
Loriana me medalje në Botëror e dy medalje në Evropian radhitet me suksese menjeher pas 3 Kanpioneve Olimpike në sportin e Kosovës.
Ka titullin edhe të Kampiones Evropiane U23.
Kjo info për korrektësi …
Flaka Loxha fituese e medaljeve në dy Kampionate Evropiane U21 dhe U23.
Xhudo me medalje flet!
Vetëm me medalje dhe suksese.
Së shpejti një vlerësim për xhudon e Kosovës nga Institucionet ndërkombëtare sportive …
Atje ku çmohen vlerat e sportit e jo ndryshe!”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.