Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, thotë se xhudistët e Ipponit po stërvitin në kampin stërvitor në Celje të Sllovenisë.
Ai është i kënaqur me rrjedhën e kampit.
“Xhudistët e rinj të klubit të xhudos Ipponi pas garave në Kroaci, vazhduan kampin stërvitor në stërvitjet e përbashkëta me xhudistët e rinj Slloven!
Kampi stërvitor u mbajt në Celje me ekipin e mikut tim Marjan Fabjan.
Aksione të tilla mes ekipeve tona do ketë gjatë krejt vitit!
Fatosi e Meli ishin me garuesit dhe u ndanë të kënaqur me stervitjet e zhvilluara të garuesve tanë perspektiv”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.