Driton Kuka: Laura - potencial i madh për Lojëra Olimpike
Xhudistja Laura Fazliu është nënkampione evropiane në kategorinë – 63 kg.
Ajo sot shkëlqeu në Sofje të Bullgarisë, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian.
Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë e Evropë, selektori i Kombëtares së Kosovës, tregon de ku ishte arma më e fortë e Laurës, e cila sot bëri mrekullinë.
“Laura sot demonstroj përgatitje superiore.
Teknikat e saja dhe gardi ishin ne nivel kulminant.
Potencial i madh për Lojëra Olimpike”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Dje, Distria Krasniqi u stolis me medalje të bronztë në kategorinë – 52 kg.
Edhe një sukses i madh për sportin e Kosovës, Driton Kuka - trajneri më i mirë në Evropë
Edhe një sukses i madh për sportin e Kosovës.
Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë në Evropë për xhudo.
“Best Female European Coach 2021! Sot pos medaljeve të garueseve tona gjatë Evropianit u shpallën më të mirët e Evropes për vitin 2021!
Prej sot edhe Zyrtarisht treneri me i mirë Evropian për vajza!
Best European Female Coach 2021!
Kënaqësi e veçantë!
Në Ceremoni prezent edhe Ministri Çeku,Ambasadori Pllana,Kryetari i FXHK Agroni si dhe Kampionja jonë Majlinda!
Si trajner është arritja e vetme që se kam pasur në vitrinë e trajnerit!
Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe!
Mirënjohës Kampioneve Olimpike por edhe tjerëve …
Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Driton Kuka: Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!
Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, është sikur në qiellin e shtatë, me sukseset e fundit, Laura Fazliu (-63 kg) është fituese e medaljes së argjendtë dhe Distria Krasniqi (- 52 kg) - e bronztë.
“Laura Fazliu - nënkampione Evropiane!
Po po e argjendta e Laurës po shkëlqen sot!
Medalja e saj e parë Elitare por jo e fundit për kolosën e re të xhudos!
Majlinda sot në krye të detyrës së saj!
Kosova mbi të gjitha…
Xhudo për Kosovën e popullin shqiptar!
Dy medalje po vijnë në Kosovën tonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.
Ministri Çeku me disa fjalë për Laurën dhe Distrian
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, Hajrulla Çeku, uron për medaljen e argjendtë Laura Fazliun dhe të bronztën Distria Krasniqi.
“Në europianin e xhudos në Sofje, Laura fiton të argjendtën, Disi të bronztën.
Kampionatin Europian 2022 që po mbahet në Sofje të Bullgarisë e nisëm me medaljen e bronztë të Distria Krasniqit, kampiones sonë olimpike. Suksesi vazhdoi edhe sot, në ditën e dytë, kur Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë duke e marr titullin e nën-kampiones europiane. Paraqitje të mirë në kampionat patën edhe Flaka Loxha dhe Akil Gjakova.
Kënaqësi e papërshkrueshme të përcjell nga afër ekipin tonë të xhudos. Rezultatet e tyre ndërkombëtare janë krenari për shtetin tonë. Mirënjohje të veçantë dhe përgëzime të përzemërta kryetarit të Federatës së Xhudos Agron Kuka, trajnerit Driton Kuka dhe xhudisteve e xhudistëve tanë të shkëlqyer”, uron ministri Çeku.
Laura Fazliu, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian
(E plotësuar) - Laura Fazliu (-63 kg) është fituese e medaljes së argjendë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ajo në finale nuk ia doli me britaniken Gemma Howell. Sukses i madfh dhe historik i Laurës, nënkampion e Evropës.
Xhudistja Laura Fazliu (-63 kg) me zemër të madhe shokon spanjollen Cristina Perez, duke e mposhtur me ippon.
Laura mposht rivalen që vjen nga shteti që nuk e njeh Kosovën. Laura në finale takohet me britaniken Gemma Howell.
Edhe një medalje sigurohet për Kosovën, pas të bronztën dje që e fitoi Distria Krasniqi.
Laura Fazliu futet në histori, kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Ajo tregoi zemër të madhe dhe pas vazhdimeve e mposhti Renata Zachovan e Republikës së Çekisë.
Laura lufton për finalen e madhe
Xhudiestja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (63 kg), vazhdon me formën e lartë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ajo shënon edhe fitoren e radhës, pas një luftë të madhe dhe pas vazhdimeve. Laura është në çerekfinale.
Kësaj radhe e mposhti garuesen nga Britania e Madhe Madhe, Lucy Renshall.
Në rrethin e parë e eliminoi Kerem Primo nga Izraeli.