Xhudistja me famë botërore Majlinda Kelmendi feston sot datëlindjen e saj.
Ajo është xhudistja më e suksesshme e Kosovës duke arritur suksese të jashtëzakonshme në garat evropiane dhe botërore.
Në këtë datë të rëndësishme për Kelmendin, trajneri i saj Driton Kuka ka thënë se ajo e ka gëzuar më shumë se kushdo tjetër popullin shqiptar pas çlirimit të vendit tonë duke e dominuar botën për 10 vite me trofe të shumtë.
Gjatë karrierës së saj, Majlinda Kelmendi është shpallur katër herë Kampione e Evropës, dy herë Kampione e Botës dhe një herë Kampione Olimpike.