Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, iu është mirënjohës Labo Çapo.
Kuka nuk i harron njerëzit që e ndihmuan shumë që të shpërthen në rrafshin ndërkombëtar.
Labo Çapo sot u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” i Sportit Shqiptar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta!
“Miku ynë, ura lidhëse e miqësisë në botën e xhudos shqiptare Labo Çapo sot u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” i Sportit Shqiptar nga Presidenti Ilir Meta!
Unë dhe Majlinda ishim mysafirë në Ceremoni.
Titull i merituar për Labon për punën dhe përkushtimin e tij në sportin e xhudos,për bashkëpunimin tash e 23 vite mes federatave tona!
Mirënjohës Presidentit Meta për vlerësimin dhe respekt për përkrahjen e tij karshi komunitetit të xhudos@, ka shkruar Kuka n; profilin e tij në facebook.