Xhudistja Distria Krasniqi (- 52 kg) sot tregoi edhe një herë klasin e saj, duke fituar medaljen e artë në garën prestigjioze Grand Slam, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
E veçanta e saj është se finalen e fitoi me pak se një minutë, duke e hedhur në tokë hungarezen Reka Pup.
Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, tha se Disi tregoi formë brilante.
“Xhudo e Kosovës… Po mbretëron goxha qetësi por xhudo e prish qetësinë me medalje të artë!
Për besë po...
Kampionja Olimpike sot gjuajti në shenjë aty ku duhet!
E arta Olimpike Disi sot e artë në Grand Slam Tbilisi!
Në kryeqytetin që se njeh Kosovën ende por respekt duhet për Kampionen tonë, shtetin e simbolet tona shtetërore!
Brilante ishte performansa e saj në kategorinë e re 52 kg!
Shkëlqeu në finale dhe pak borxh ja ktheu hungarezes Pup nga gara e fundit.
4 fitore dhe 1000 pikë për Ranglistën Botërore!
Të lumtë Disi. Sporti me tre Olimpike ec tutje mos harroni asnjë herë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.