Trajneri më i mirë në botë Driton Kuka, me trajneren Majlinda Kelmendi, me tetë xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare, që fillojnë me 25 qershor e përfundojnë me 7 korrik në Oran të Algjerisë.
Xhudo është sporti i vetëm që ka sjellë suksese e krenari në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, synojnë medalje në Oran.
“Prezantimin e sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, e nisim me sportin e xhudos, të cilët përfaqësohen me tetë sportistë, të prirë nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Lista:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Laura Fazliu (-63 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Erza Muminoviq (-48 kg)
Arbër Kullashi (-81 kg)
Shpati Zekaj (-100 kg)
Trajner Driton Kuka dhe nd/trajner Majlinda Kelmendi
Gjyqtar: Fatmir Salihaj