Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sportistët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës për medaljet e arta të fituara në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.
Kosovës medaljen e artë ia solli Distria Krasniqi, kurse për Shqipërinë, medaljen e artë e fitoi mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov.
Për këto suksese presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar mesazh urimi për të dy sportistët.
“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare. Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në ‘Facebook’.
Ndërkaq, Kosova përveç medaljes së artë, tashmë ka arritur edhe një sukses në xhudo, pasi Flaka Loxha ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.