(E plotësuar) - Medalja e pestë mban emrin e Akil Gjakovës.
Xhudisti ynë fitoi të bronztën në LM 2022, kategoria -73 kg. Akili mundi në finale italianin, Manuel Lombardo.
"Urime Akilit e Laurës dhe gjithë komunitetit të xhudos dhe sportit", shkruan në faqen e KOK-ut.
Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, nga algjeriani Messaoud Redouane Dris. Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, i afrohet medaljes në Lojërat Mesdhetare.
Gjakova lufton për medalje të bronztë
Gjakova bëri luftë të madhe në duel me grekun Michail Tsoutlasvili, duke e mposhtur dhe kualifikohet në gjysmëfinale.
Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë në kategorinë – 73 kg, ndërsa në çerekfinale tregoi klasin e tij.
Dje, Distria Krasniqi (- 52 kg) fitoi medaljen e artë e Flaka Loxha (-57 kg) të bronztën.
Driton Kuka, trajner më i mirë në botë, është afër medaljes së tretë me garuesit e tij.
"Akil Gjakova e nis mbarë dhe kualifikohet në zonën e medaljeve në LM Oran 2022.
Xhudisti ynë fitoi me ippon ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, kategoria -73 kg. Raundin e parë Akili e kishte kaluar pa luftë", shkruan në faqen e KOK-ut.