Kosova renditet e para në këtë sport në Lojërat Mesdhetare!
Dy medalje të arta dhe dy të bronzta është bilanci i ekipit në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan medalje të arta, kurse Flaka Loxha dhe Akil Gjakova të bronztën.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/30/auto_image-144-1000x4801656605632.png)
Renditja
Këto katër medalje, e kanë vendosur Kosovën në vendin e parë në Lojërat Mesdhetare sa i përket sportit të xhudos.