(E plotësuar) - Shpati Zekaj është mundur në çerekfinale nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.
Zekaj u mund me vetëm një pikë, duke qenë pranë triumfit në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Kukolj është një xhudist që ka arritje të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion evropian e nënkampion botëror.
Shpati Zekaj e ka nisur në mënyrë fantastike garimin e tij në Lojërat Mesdhetare qq po mbahen në Oran të Algjerisë.
Xhudisti triumfoi me IPPON në Golden Score ndaj italianit, Enrico Bergamelli në 1/8 e finales.
Kësisoj, Zekaj kualifikohet në çerekfinale, aty ku do të përballet me xhudistin serb, Aleksandar Kukolj.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të garojë edhe Loriana Kuka.