(E plotësuar) - Loriana Kuka nuk ndalet, fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.
Sukses i radhë për shtetin e Kosovës.
Në finale të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana tregoi formë të lartë duke e gjunjëzuar francezen Chloe Buttigieg.
"Loriana Kuka është bërë e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke i sjell vendit tonë medaljen e gjashtë, të tretën të artë.
Xhudistja jonë mundi në finale francezen, Chloe Buttigieg, kategoria -78 kg.
Është kjo medalja e pestë nga sporti i xhudos.
Urime Lorit, xhudos dhe krejt Kosovës", shkruan në faqen e KOK-ut.
Kosova po shkëlqen falë armatës së xhudos në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.
Është siguruar medalja e gjashtë për shtetin e Kosovës.
Trimëresha e Kosovës, xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) është në finalen e madhe dhe do të luftojë për të siguruar medaljen e tretë të artë.
Vajza pejane sot ka shkëlqyer në të gjitha aspektet, duke demoluar kundërshtaret.
Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, selektori i Kombëtares së Kosovës, me punën e tij ka bërë që këto suksese të vargohen njëra pas tjetrës.
“Është siguruar edhe medalja e gjashtë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistja jonë, Loriana Kuka, bëhet garuesja e pestë nga ky sport që do të ngritet në podium.
Ajo mundi në gjysmëfinale kroaten, Petrunjela Paviq, kategoria -78 kg. Urojmë që Lori ta fitojë të artën.
Shpat Zekaj, u ndal në repasazh nga kroati, Marko Kumriq, kategoria -100 kg. Ai përfundoi në vendin e shtatë”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Xhudistja Distria Krasniqi është e artë në kategorinë – 52 kg, Laura Fazliu - e artë në në -63 kg, Flaka Loxha - e bronztë në -57 kg dhe Akil Gjakova – i bronztë në 73 kg dhe boksieri Shpëtim Bajoku – i bronztë në boks.