Selektori i Kombëatres së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, është i lumtur me suksesin e madh të xhudistes Loriana Kuka, e cila sot u stolis me medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare.
Kuka tha se Loriana sot tregoi formën e saj në Oran të Algjerisë.
“Loriana e artë 78 kg, Lojërat Mesdhetare – Algjeri.
Xhudo gjithmonë për vendin tonë dhe popullin shqiptar”, ka shkruar Kukan në profilin e tij në Facebook.
Medalistët e arta janë Distria Krasniqi (- 52 kg), Laura Fazliu (- 63 kg), Loriana Kuka (- 78 kg) dhe të bronzta Flaka Loxha (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg).