Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, reagon përmes një shkrimi, në lidhje me dukuri të fundit në sportin e Kosovës.
Kuka ka një mesazh të qartë për të gjithë.
“Xhudo po vazhdon me rritjen e rezultateve në fakt emra të rinj po dalin në skenë, rrjedhimisht sukseset po vazhdojnë me një kontinuitet!
Si trajner kur kam në duart e mia një talent zakonisht e di rrugën me ngrit drejt majave evropiane, botërore e Olimpike por …
Lëndimet, rrjetet sociale, jeta josportive që përfshin qëndrimin deri vonë, besa edhe shisha e konsumimi i alkoolit tashmë janë ba penguesit kryesor të rritjes në nivele Kulminante!
Një problem i ri që s’ka ekzistuar në të kaluarën është që gjeneratat e reja më pak po bëjnë sport për prezantim dinjitoz të vendit e popullit e më shumë për interesa personale e materiale!
Kjo po del tash problemi kryesor!
Gjenerata tjera, mentalitet tjetër”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.